Gjatë një fjalimi drejtuar parlamentit danez ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rrethimi i Mariupolit përbën një “krim kundër njerëzimit”, sipas BBC
Disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se rënia e Mariupolit mund të jetë e pashmangshme, por është e pamundur të thuhet se kur apo edhe nëse diçka e tillë do të ndodhë në të ardhmen. Mariupol ka parë agresionin më të keq të Rusisë në Ukrainë, me dhjetëra mijëra civilë që kanë mbetur të bllokuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse.
Agnes Callamard, sekretarja e grupit të të drejtave të njeriut Amnesty International, ka akuzuar Rusinë për krime lufte në qytet.
“Rrethimi i Mariupolit, bllokimi i korridoreve humanitare dhe shënjestrimi i civilëve përbën krime lufte,” tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Ky është realiteti i Ukrainës tani.”
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët, megjithëse sulmet e saj ndaj objekteve joushtarake dhe ndërtesave të banimit në të gjithë vendin, përfshirë në Mariupol, janë të gjitha të dokumentuara.
/abcnews.al