Qyteti lindor i Ukrainës, Mariupol, është përshkruar si “apokaliptik” ditët e fundit për shkak të bombardimeve të pamëshirshme dhe sulmeve ajrore nga Rusia.
Presidenti Zelensky e ka cilësuar rrethimin si “krim lufte” dhe “terror që do të mbahet mend në shekuj”.
Nëse Moska do të merrte kontrollin e Mariupolit, ajo do t’i siguronte Vladimir Putinit një korridor tokësor për në gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Ukraina në vitin 2014.
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy has said Russia’s siege of Mariupol will “go down in the history of responsibility for war crimes”.
Read more: https://t.co/dCckPJmi7v pic.twitter.com/CRNaJfKih9
— Sky News (@SkyNews) March 20, 2022
Njerëzit vetëm kohët e fundit kanë mundur të largohen nga Mariupol, megjithëse këshilli i qytetit ka pohuar se mijëra njerëz u dërguan me forcë në qytete në Rusi.
Më herët sot, Ukraina tha se një shkollë arti, e cila strehonte 400 njerëz, u godit nga një seri sulmesh ruse. Moska ende nuk ka komentuar, por ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar zonat civile. /abcnews.al