Zelensky: Putin do vdesë. Kur kjo të ndodhë, gjithçka do të marrë fund

schedule13:09 - 27 Mars, 2025

schedule 13:09 - 27 Mars, 2025

Teksa Rusia dhe Ukriana nuk po gjejnë dot dakordësinë për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore Kreu I Shtetit Ukrainas Volodymir Zelensky ka deklaruar se ky makth do të marrë fund me vdekjen e Vladimir Putin. Në një intervistë me gazetarët nga Parisi, Zelensky u shpreh se Kreu I Shtetit Rus do të ndërrojë jetë së shpejti duke insistruar se dicka e tillë tashmë është një fakt.

“Ai do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur diçka e tillë të ndodhë gjithçka do të marrë fund.”

Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mire me shëndet, spekulime të përhapura kudo në rrjet këto sa I përket gjendjes shëndetësore të Kreut të Kremlinit. Kjo nuk ishte hera e parë që presidenti Ukrainas Volodmyr Zelensky ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Vladimir Putin nuk është e mire. Kreu i Shtetit Ukrainas deklaroi përballë gazetarëve nga Parisi se shpreson që Shtetet e Bashkuara do ti rezistojnë presionit të Rusisë e cila po kërkon heqje të sanksioneve në mënyrë që të zbatojë një marrëveshje armëpushimi në Detin e Zi.

“Shikoni rusët po vënë kushte me partnerët tanë në lidhje me sanksionet që janë vënë ndaj tyre. Nëse Amerika dhe partnerët tanë do të tregohen të forte, nuk do të ketë asnjë problem. Ne nuk po përkulemi. Eshte e rendesishme te jemi elastik , por edhe te forte. Kjo lufte per shembull e ka bere Europen me te forte. Shpresojme qe dhe SHBA do te qendrojne te forte perballe kerkeses Ruse per heqje sanksionesh.”

Zelensky u shpreh përgjatë intervistës së tij për gazetarët Europian se ai nuk mund të thoshte se Trump dhe Putin kanë një marrdhënie të ngushtë. Rusia ka deklaruar se një marrëveshje armëpushimi në Detin e Zi do të zbatohej vetëm nëse do të kishte lehtësim sanksionesh që ajo të mund të shes plehrat e saj kimik. Dicka e tillë eshte refuzuar kategorikisht nga Bashkimi Europian qe thotë se nuk do të ketë heqje sanksionesh ndaj Rusisë deri sa Vladimir Putin të tërheq trupat ushtarak nga Ukraina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!