Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: ‘Pushtimi’ rus i hapësirës ajrore të Estonisë, një destabilizim i ri!

schedule22:31 - 19 Shtator, 2025

schedule 22:31 - 19 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi ndërhyrjen ruse në hapësirën ajrore të Estonisë.

Ai tha se ky veprim ishte një tjetër masë destabilizuese e papranueshme nga Moska, duke e quajtur incidentin “skandaloz”.

“Avionët luftarakë rusë kanë shkelur përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja”, tha Zelensky.

Me tej u shpreh: “Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, tha Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!