“Prodhimi i përbashkët i armëve me SHBA është një nga objektivat e vitit 2024.”, Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram pas vizitës në SHBA.
“Bisedime të rëndësishme me Presidentin Biden. Qëllimet tona për vitin 2024 janë të qarta: mbrojtja e popullit tonë, forcimi i mbrojtjes ajrore, privimi i terroristëve nga epërsia ajrore, prodhimi i përbashkët i armëve, izolimi i mëtejshëm i Rusisë dhe përdorimi i aseteve të ngrira ruse. Faleminderit President Biden dhe të gjithë amerikanët që e vlerësojnë lirinë po aq sa ne në Ukrainë”, shkroi presidenti ukrainas.
Zelensky udhëtoi drejt SHBA-ve në mes të bllokadës së Kongresit për ndihmat ndaj Ukrainës. Biden i ka kërkuar Kongresit miratimin e një pakete prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin, si dhe përparësive të tjera të sigurisë kombëtare. Nëse do të miratohej, Ukraina do të merrte më shumë se 61 miliardë dollarë./abcnews.al

