Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur liderët politikë dhe ushtarakë rusë për rolin e tyre në pushtimin e Ukrainës, duke thënë se do të bëjmë të pamundurën për një të tillë.
“Sot ndërmorëm disa hapa të rinj për të rivendosur drejtësinë në Ukrainë, për të dënuar ata që janë përgjegjës për këtë luftë.
Tashmë jemi duke bashkëpunuar me shumë vende dhe organizata ndërkombëtare në mënyrë që çdo vrasës rus të marrë dënimin e merituar.
Tashmë kemi bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do ta rrisim bashkëpunim sërish,” tha ai.
/abcnews.al