Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti këtë të hënë zgjedhjen e pro-evropianit Donald Tusk si kryeministër i Polonisë dhe i bëri thirrje Varshavës të ruajë “unitetin” me Kievin përballë Rusisë.
“E ardhmja e Ukrainës dhe Polonisë qëndron në unitetin, ndihmën e ndërsjellë dhe bashkëpunimin strategjik për të mposhtur armikun tonë të përbashkët”, tha Zelensky në Platformën X.
Congratulations to @DonaldTusk on his election as Prime Minister of Poland by the Sejm.
Ukraine and Poland’s future lies in unity, mutual assistance, and strategic partnership in order to defeat our common enemy. When we stand together, both our nations’ freedom is unbeatable.…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 11, 2023
Kujtojmë që Varshava është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Kievit në Evropë. Ndërsa, Tusk ka qenë më parë kryeministër i Polonisë midis 2007 dhe 2014, dhe më vonë president i Këshillit Evropian. Kryeministri i ri do të prezantojë kabinetin e tij të martën./abcnews.al

