Zelensky përshëndet vendimin e Senatit amerikan për miratimin e ndihmës për Ukrainën

schedule14:19 - 13 Shkurt, 2024

schedule 14:19 - 13 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti sot vendimin e Senatit amerikan, i cili miratoi ligjin për paketën e ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin me vlerë 95 miliardë dollarë.

“I jam mirënjohës senatorit Chuck Schumer, liderit të demokratëve në Senat Mitch McConnell dhe çdo senatori amerikan që mbështeti miratimin e ndihmës për Ukrainën teksa luftojmë për lirinë, demokracinë dhe vlerat që të gjithë i mbajmë të shtrenjta”, tha Zelensky.

Ai shtoi se për Ukrainën, ndihma e vazhdueshme e SHBA-së ndihmon në shpëtimin e jetëve njerëzore nga terrori rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!