Zelensky përgëzon kryemistrin belg: Unë vlerësoj se mbështetja e Ukrainës është ndër prioritetet e BE-së

schedule19:15 - 9 Janar, 2024

schedule 19:15 - 9 Janar, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky komunikoi me kryeministrin belg Alexander De Croix, të cilin e informoi, siç thotë ai, për sulmet masive ajrore të Rusisë dhe nevojën e vazhdueshme për të forcuar “mburojën ajrore” të Ukrainës.

Sipas postimit të Zelensky në Platformën X, presidenti ukrainas përgëzoi Belgjikën për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së, duke shtuar se “mbështetja e Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar është ndër prioritetet e tij”.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu, sipas presidentit ukrainas, procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes si dhe koordinimin e ndihmës evropiane të mbrojtjes për vendin e tij, si dhe miratimin e ndihmës financiare të BE-së.

Postimi i plotë i Zelensky:

“Kam folur me kryeministrin Alexandre de Croix për të uruar Belgjikën për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së. Vlerësoj se mbështetja e Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar është ndër prioritetet e tij.

Ne vlerësojmë vendimin e dhjetorit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës me BE-në dhe presim që me mbështetjen e Belgjikës, vendi ynë të bëjë përparim të rëndësishëm drejt realizimit të hapave të mëtejshëm zyrtarë në këtë rrugë.

E informova kryeministrin de Croix mbi sulmet masive ajrore të Rusisë dhe nevojën tonë të vazhdueshme për të forcuar mburojën ajrore të Ukrainës. Ne diskutuam bashkëpunimin tonë dypalësh të mbrojtjes si dhe koordinimin e ndihmës evropiane të mbrojtjes.

Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e miratimit të ndihmës financiare prej 50 miliardë eurosh të BE-së, si dhe zbatimin e vazhdueshëm të Formulës së Paqes në Ukrainë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!