Zelensky paralajmëron krizë globale ushqimore

schedule10:03 - 2 Maj, 2022

schedule 10:03 - 2 Maj, 2022

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka paralajmëruar se lufta me Rusinë mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë vendet në mbarë botën .

Ukraina mund të humbasë dhjetëra milionë tonë drithë për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

“Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha udhëheqësi ukrainas në një intervistë në televizionin australian.

Ukraina dhe Rusia luajnë rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, shqetësimet po rriten, pasi lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Javën e kaluar, shefi ekzekutiv i kompanisë norvegjeze Yara, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, paralajmëroi se ndikimi i luftës në Ukrainë do të ishte “dramatik” për sigurinë globale të ushqimeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!