Zelensky para Kongresit në SHBA: Këtu 11 shtator është çdo ditë

schedule14:42 - 16 Mars, 2022

schedule 14:42 - 16 Mars, 2022

“Ne kemi nevojë për ju, ndihmën tuaj. Ne kemi nevojë për një zonë ndalim-fluturimi. A është shumë për të kërkuar? Atëherë ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë.” Këto janë fjalët e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij para kongresit amerikan.

Zelensky, duke kujtuar Pearl Harbor dhe 11 shtatorin, tha: “Vendi ynë po përjeton të njëjtën gjë, çdo ditë, tani. Rusia e ka kthyer qiellin e Ukrainës në një burim vdekjeje për mijëra njerëz.”

Në fillim të fjalimit, Zelensky tha se vendi i tij “është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai i “ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet”.

Duke folur përmes video-lidhjes nga Kievi, Zelensky tha se qyteti është nën sulme të përditshme raketore dhe ajrore, porse “nuk dorëzohet”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!