Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është gati të anëtarësohet në NATO dhe shtoi se Kievi pret që Aleanca të jetë gati për anëtarësimin e saj.
Presidenti ukrainas Zelensky mbërriti mëngjesin e sotëm në Moldavi, ku përsëriti dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, për të marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë pothuajse 50 liderë europianë.
Presidenti ukrainas, prania e të cilit nuk ishte konfirmuar paraprakisht, ishte lideri i parë që u mirëprit në tapetin e kuq nga presidentja moldave Maya Sandu.
“Ne mbështesim Moldavinë dhe njerëzit e saj që janë në procesin e anëtarësimit në BE-së. Ju mbështetët njerëzit tanë, refugjatët tanë që u larguan në ditët e para të luftës dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë”, theksoi Zelenskiy.
“E ardhmja jonë është në BE. Ukraina është gati të bashkohet me NATO-n,” theksoi ai.
Presidenti ukrainas ka treguar se po punon për të siguruar mbështetjen e një aleance forcash, e cila do të sigurojë avionë luftarakë në vendin e tij për të zmbrapsur pushtimin rus.
Ai shtoi gjithashtu se gjatë seancës do të diskutohet për planin e paqes të Ukrainës dhe ambiciet e Kievit për anëtarësim në NATO dhe BE.
/abcnews.al