Zelensky nënshkroi dekretin për sanksione kundër autoriteteve gjeorgjiane

schedule11:37 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 11:37 - 5 Dhjetor, 2024

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për zbatimin e vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes për vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë pro-ruse të Gjeorgjisë.

 “Sapo firmosa dekretin për zbatimin e vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes për sanksionet. Këto janë sanksione ndaj pjesës së qeverisë në Gjeorgji, e cila po ia dorëzon Gjeorgjinë Putinit. Pikërisht kundër kësaj po zhvillohen protesta në Gjeorgji. Është e rëndësishme që tani edhe partnerët të flasin për qëndrimin e tyre, të deklarojnë sinqerisht atë që po ndodh dhe ne duhet të veprojmë”, tha Zelensky në një deklaratë në faqen e Presidencës.

Zelensky theksoi se nëse marrëdhëniet ndërkombëtare nuk veprohet me kohë, ose nuk veprohet në parim, atëherë do të humbasin dekada dhe vendeve do t’u hiqet liria. “Ne nuk mund të humbim askënd në këtë rajon – as Gjeorgjinë, as Moldavinë, as Ukrainën. Ne duhet të mbrohemi kundër Moskës së bashku”.

Me dekret, Ukraina aplikoi sanksione kundër themeluesit të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” Bidzhin Ivanishvili dhe 19 personave të tjerë që janë bashkëpunëtorë të tij, për të cilët Zelensky tha se janë njerëz që “shesin interesat e Gjeorgjisë dhe popullit”.

“I bëjmë thirrje Evropës, Amerikës, të gjithëve në botë që të sillen në të njëjtën mënyrë – të veprojnë sipas parimit”, shtoi Zelensky./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!