Zelensky në Varshavë për të nënshkruar marrëveshjen e sigurisë me Tusk

schedule12:48 - 8 Korrik, 2024

schedule 12:48 - 8 Korrik, 2024

Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Varshavë të hënën, për tu takuar me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Të dy udhëheqësit planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin e sigurisë dhe të diskutojnë pritshmëritë e tyre përpara samitit të NATO-s në Uashington, i cili fillon nesër.

Ata gjithashtu do të flasin për pjesëmarrjen e Polonisë në rindërtimin e Ukrainës, zhvillimin e tregtisë dhe bashkëpunimin humanitar.BE dhe dy nga vendet anëtare të saj, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje sigurie me Zelensky në një samit në Bruksel muajin e kaluar.

Tusk, i cili ishte kryeministër midis 2007 dhe 2014 dhe u kthye në detyrë në dhjetor, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente për Kievin, duke thënë se dy vitet e ardhshme të luftës do të jenë kritike

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!