Zelensky në OKB: Ushtarët rusë po vrasin pa mëshirë, vetëm e vetëm për kënaqësi

schedule16:55 - 5 Prill, 2022

schedule 16:55 - 5 Prill, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është duke mbajtur një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai po u drejtohet pjesëmarrësve në Këshillin e OKB-së në emër të viktimave ukrainase nga ushtria ruse. Duke folur para këshillit për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ai thotë se trupat ruse kanë vrarë civilë dhe kanë përdhunuar gra.

Ai tha se ushtarët rusë vrasin pa mëshirë, vetëm e vetëm për kënaqësinë e tyre, shkruan BBC.

“Njerëzit janë qëlluar nëpër rrugë, janë vrarë në shtëpitë e tyre, janë hedhur në puse , u shtypën nga tanket në mes të rrugës vetëm e vetëm për kënaqësinë e ushtarëve ruse”, tha Zelesnky.

Zelensky përsërit pretendimin e tij se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të “eksportoje” urrejtjen e tij në vende të tjera përtej Ukrainës.
Komentet e Zelenskit pasojnë vizitën e tij në qytetin Bucha të hënën, ku u panë trupat e civilëve të vdekur ukrainas.

Ai akuzon Rusinë për kryerjen e gjenocidit.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!