Dita e Pavarësisë së Ukrainës këtë vit është një ditë e zymtë, me presidentin Volodymyr Zelensky, zonjën e parë Olena Zelenska dhe personalitete të tjera që u kanë bërë homazhe atyre që janë vrarë që kur Rusia pushtoi vendin gjashtë muaj më parë, shkruan CNN.


Dyshja vendosën lule të verdha dhe blu në Murin e Kujtesës së Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Kiev, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit. Në një fjalim, Zelensky u zotua të çlirojë të gjitha territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia.

“Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai.
/abcnews.al

