“Ne presim një dimër të vështirë”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken, në Kiev.
“Na pret një dimër i vështirë, megjithatë jemi të lumtur që nuk do ta përballojmë vetëm. Ne do ta përballojmë atë së bashku me partnerët tanë”, theksoi kreu i shtetit ukrainas, duke falënderuar Uashingtonin për ndihmën praktike në sektorin energjetik të vendit.