Zelensky mesazh ngushëllimi Greqisë: “Populli i Ukrainës ndan dhimbjen me ju”

schedule11:16 - 1 Mars, 2023

schedule 11:16 - 1 Mars, 2023

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, ka postuar në Twitter një mesazh ngushëllimi drejtuar popullit grek dhe presidentes së vendit pas tragjedisë që preku vendin pas mesnate.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për presidenten e Greqisë dhe popullin grek për viktimat nga përplasja e trenave në Greqinë e Veriut. Populli i Ukrainës ndan dhimbjen me familjarët e viktimave.

Të gjithë të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë,” theksoi Zelensky.

Lexo edhe: Aksidenti me dhjetëra të vdekur, liderët perëndimorë solidarizohen me Greqinë

Një aksident tragjik ndodhi pas mesnatë në Greqi, duke shkaktuar deri më tani 38 viktima dhe 85 të plagosur pas përplasjes fatale të dy trenave. Ngjarja ka tronditur popullin grek ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet.

Ndërkohë, kryeminsitri Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe. Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festive publike.

Liderët perëndimorë kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për kombin grek.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!