Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i takoi liderët kryesorë evropianë, për t’i bashkërenduar qëndrimet para takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.
Në një postim në llogarinë e vet në X, Zelensky tha se “qëllimi ynë kryesor” është paqja e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për mbarë Evropën.
“Dhe është e rëndësishme që dinamika e të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të heqë dorë me dëshirë nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. Prandaj, presioni duhet të funksionojë, dhe ai duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga të gjithë në botë që respektojnë të drejtën për jetën dhe rendin ndërkombëtar”, shkroi ai.
Ai i falënderoi partnerët e Kievin që po punojnë për t’i dhënë fund vrasjeve dhe luftës së Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

