Zelensky u ka bërë thirrje deputetëve britanikë dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën.
“Kërkojmë avionë luftarakë për Ukrainën,” tha ai. “Krahë për liri”.
Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën gjatë muajve të fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë.
Zelensky mbylil fjalimin në parlamentin britanik duke i falenderuar të gjithë për ndihmën.
“Unë do të largohem nga Parlamenti sot, duke ju falënderuar të gjithëve paraprakisht për avionët e fuqishëm anglezë,” tha ai.
Komentet e tij priten me të qeshura dhe duartrokitje të forta nga salla.
/abcnews.al