Presidenti ukrainas Zelensky e ka mbyllur fjalimin me një kërkesë drejtuar Presidentit Biden, shkruan BBC
“Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Por varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë.”
“I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë do të thotë të jesh trim dhe i gatshëm të luftosh për jetën e qytetarëve të vendit dhe qytetarëve të botës,” vazhdon Zelensky.
Ai tha se qytetarët e Ukrainës po “luftojnë për vlerat e Europës dhe botës”, si dhe për vlerat e tyre. 45- vjeçari tha se asgjë nuk do të kishte kuptim në këtë jetë nëse nuk do të mund të parandalonte vdekjen e fëmijëve ukrainas dhe ky është shqetësimi i tij më i madh si udhëheqës i vendit.
“President Biden, ju jeni udhëheqësi i kombit tuaj. Shpresoj se do të jeni udhëheqës i botës. Të jesh udhëheqës i botës do të thotë të jesh udhëheqës i paqes,” përfundoi Zelensky.
/abcnews.al