Zelensky mban detyrën, fati i Krimesë dhe Donbasit: Zbulohen tre kushtet “bombë” të Rusisë ndaj Ukrainës

schedule13:42 - 7 Mars, 2022

schedule 13:42 - 7 Mars, 2022

Janë zbuluar tre kushtet e forta të Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën. Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

Yuruy Boiko, ish-kryeministri ukrainas gjatë 2012-2014 që po përflitet se është emri i rusëve

Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura, raporton abcnews.al.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian.

Lexo edhe: Një aeroport sekret po ndihmon Ukrainën të armatoset

Kushtet u konfirmuan më pas edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia do të ndërpresë çdo veprim ushtarak nëse Ukraina pranon kushtet e mësipërme.

Gjithçka ndodh teksa pak minuta më pas pritet takimi mes delegacioneve ukrainas dhe rus për të realizuar raundin e tretë të negociatave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!