Në përfundim të samitit të mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama po mban një samit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në përfundim të samitit në Tiranë. Kreu i qeverisë vlerësoi faktin se presidenti ukrainas po lufton, por gjithashtu po punon shumë për rrugëtimin evropian të vendit të tij.
“Nuk kam përveçse admirim për Zelenskyn dhe popullin e Ukrainës që në mënyrë mbresëlënëse po luftojnë kundër një agresioni dhe nga ana tjetër po punojnë të ecin përpara në procesin e integrimit në BE. Dhe vetëm pak mëpara se të hynim këtu mora një mesazh nga dikush që po punon me institucionet ukrainase për të ngritur një fond të teknologjisë së lartë. Ajo më shkroi të lutem thuaji presidentit se i gjithë ekipi ynë që është ekip perëndimor, absolutisht i mbresuar nga ukrainasit me të cilët është takuar nga vullneti i tyre dhe talenti i jashtëzakonshëm për të ndërtuar së bashku këtë fond të teknologjisë së lartë.
Kështu përtej rrënojave të raketave ruse, përtej plagëve të ushtarëve ukrainas, vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po mendon dhe po punon për të ardhmen. Nuk mund të jemi më të privilegjuar e krenarë se kaq që të kemi miq me këtë komb dhe të ndihemi më pranë me këta njerëz dhe të imagjinojmë të ardhmen tonë si një të ardhme ku jemi mes miqsh të vërtetë dhe sa më shumë të jetë e mundur që kemi këtë mundësi për Ukrainë. Zoti president e di që në të gjithë këtë periudhë kohe që duhet të bësh, të duhet të dëgjosh edhe shumë fjalë të bukura, por dua të më besoni se gjithçka që keni dëgjuar nga unë dhe ne vjen nga zemra.
Dhe ajo që na bën më shumë edhe më të gatshëm t’i themi këto fjalë është sesa shumë populli shqiptar ju mbështet dhe sa shumë duan qytetarët që Ukraina të mos e humbasë këtë luftë. Jam i lumtur që mbajtët premtimin, që ma dhatë kur kishte paqe përpara luftës se do të vinit në Shqipëri. Dua t’ju garantoj tani se Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, vendeve ku çdo bashkëqytetar i juaji mund të ndihet si në shtëpi.
Ne presim me padurim të forcojmë bashkëpunimin tonë, të identifikojmë dhe të punojmë së bashku për mundësitë e bashkëpunimit. E presim me padurim që të kemi mundësi të jemi me ju dhe popullin e ukrainës ditën kur falë gjithë këtyre përpojekjeve të përbashkëta, dhe falë përpjekjes tuaj, ukrina do të marrë frmë lirisht, do të shijojë gjumin pa sirenat e alarmit”, u shpreh Rama.