Zelensky kujton urinë e viteve ’30 si gjenocid kundër ukrainasve

schedule18:56 - 25 Nëntor, 2023

schedule 18:56 - 25 Nëntor, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “tejet e rëndësishme” të kujtohet uria e viteve 1932-33, e cila vrau miliona ukrainas, si një “gjenocid” i kryer nga Bashkimi Sovjetik i mbizotëruar nga Rusia.

“Ata u përpoqën të na zhbëjnë, të na nënshtrojnë, të na torturojnë. Ata dështuan. Ata deshën ta fshihnin të vërtetën nga ne dhe t’i mbulonin krimet e tmerrshme përgjithmonë. Ata dështuan”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të shtunën, në të cilin e kujtoi urinë nën udhëheqjen e diktatorit sovjetik, Josef Stalin, shkruan REL.

Ai shtoi se sot “me nderimin dhe pikëllimin më të madh, ne i kujtojmë miliona njerëz tanë”.

Tragjedia e urisë njihet si Holodomor në Ukrainë, që në shqip e ka kuptimin “vrasje përmes urisë”.

Dita Përkujtimore e Holodomorit u shënua këtë të shtunë në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!