Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi në fjalimin e tij drejtuar kombit se Koreja e Veriut po i bashkohet luftës në Ukrainë.
Zelensky ka folur ndër të tjera për aktivitetet e tij, por edhe për informacionet e fundit nga fronti.
“Ndër gjërat kryesore sot ishte raporti i shërbimeve të inteligjencës për planet e Rusisë në vjeshtë dhe dimër. Gjithçka është përshkruar me shumë detaje. Praktikisht po flasim për përfshirjen e Koresë së Veriut në luftë”, tha ai.
Zelensky deklaroi më parë se Moska dhe Pheniani, domethënë presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ranë dakord për “transferimin e njerëzve” nga Koreja e Veriut në Rusi dhe më pas në Ukrainë, në mënyrë që të luftojnë përkrah ushtrisë ruse.
Kremlini i mohoi këto akuza, duke pretenduar se ishin lajme të rreme./abcnews.al