Zelensky: Kam biseduar me Orban për një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme

schedule14:07 - 2 Korrik, 2024

schedule 14:07 - 2 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot, pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite të papritur në Kiev, se ai i kërkoi Zelenskyt të konsideronte një armëpushim të menjëhershëm dhe shtoi se një armëpushim urgjent do të çonte në përshpejtimin e negociatave të paqes me Rusinë.

Orban shtoi se Budapesti dëshiron të përmirësojë lidhjet me Ukrainën dhe të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim, por edhe të marrë pjesë në zhvillimin ekonomik të Ukrainës.

Zelensky tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se bisedimet e sotme me Orban mund të jenë baza për marrëveshjet e ardhshme midis Kievit dhe Budapestit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!