Zelensky i jep shansin e fundit Rusisë, bën thirrje për bisedime paqësore me Rusinë

schedule07:24 - 19 Mars, 2022

schedule 07:24 - 19 Mars, 2022

Një shans të fundit për bisedime i ka dhënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy- Rusisë.

Zelensky ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.

Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai, raporton BBC

/abcnews.al