Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ai është i gatshëm të marrë ish-presidentin amerikan dhe kandidatin për nominimin presidencial republikan, Donald Trump, në vijën e frontit të Ukrainës për t’i treguar atij se si duket lufta e vërtetë, dhe jo ajo në Instagram.
“Ne duam që të gjithë kandidatët të dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë në luftë. Nëse Trump vjen, unë jam gati të shkoj në front me të. Nëse do të flasim se si t’i japim fund luftës, ne duhet t’i tregojmë atyre se si duket lufta e vërtetë. Jo luftë në Instagram, është një luftë e vërtetë”, tha Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu të gjitha vendet që pranuan refugjatët ukrainas dhe që i mbështetën ata.
/abcnews.al