Zelensky hedh poshtë akuzat për shpërthimin në Nord Stream: Nuk ishim në dijeni

schedule08:41 - 8 Qershor, 2023

schedule 08:41 - 8 Qershor, 2023

Kievi nuk ishte në dijeni të asnjë plani për të hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky, mes spekulimeve në rritje se Ukraina qëndronte pas shpërthimit.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Zelensky tha se si president, ai kishte fuqinë të jepte urdhra, por se ai “nuk do ta bënte kurrë këtë”, duke iu referuar sulmit ndaj gazsjellësit.

“Unë besoj se ushtria jonë dhe shërbimet tona të inteligjencës nuk bënë asgjë të tillë,” tha ai, duke shtuar se ai “do të donte të shihte prova”.

Fotoja e publikuar nga ministria daneze e mbrojtjes në shtator tregon vendin e rrjedhjes së tubacionit të gazit Nord Stream.

Ne nuk dimë asgjë për këtë, 100%,” tha ai.

Washington Post raportoi të martën se një agjenci europiane e spiunazhit i tha CIA-s se ishte në dijeni për planin e një ekipi të operacioneve speciale ukrainase për të hedhur në erë tubacionin e gazit Nord Stream dhe se administrata Biden ishte informuar për këtë çështje.

Dokumentet e zbuluara treguan se një organ i paidentifikuar i inteligjencës europiane i tha agjencisë amerikane të spiunazhit në qershor 2022, katër muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, se ushtarakët ukrainas që raportonin drejtpërdrejt te komandanti i përgjithshëm ushtarak i vendit po planifikonin sulmin.

Ekipi prej gjashtë personash raportoi drejtpërdrejt te gjenerali Valerii Zaluzhnyi, në mënyrë që presidenti Volodymyr Zelenskiy të mos ishte në dijeni për operacionin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!