Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përplasur me një gazetar italian gjatë një interviste, duke i thënë këtij të fundit pse nuk shkon të blesh makinën më mirë ruse.
Gazetari e ka pyetur pse një biznesmen duhet të ndalojë së bëri biznes me Rusinë apo të mbyllë biznesin që mund të ketë në Rusi, ndërsa presidenti ukrainas i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra, duke i thënë se po sponsorizoni luftën e Putinit.
Volodymyr Zelenskyy told the Italian why it is now impossible to have any business with Russia. pic.twitter.com/usFKQytIoz
— NEXTA (@nexta_tv) October 27, 2022
Pjesë nga intervista
Gazetari: Nëse unë jam një biznesmen nga Brescia apo Milano pse duhet të mbyll biznesi tim?
Zelensky: Sepse ju po paguani për lirinë tuaj dhe kjo nuk ka të bëj me Ukrainën. Ju mund të mos ta bëni tani dhe mund të gjeni një alternativë, ju bota dhe Europa.
Dhe mbase nuk do të paguani çmimin as tani as vitin tjetër, as fëmijët tuaj.
Por nëse nuk do të merrni vendimin tani, ti dhe fëmijët tuaj do të vuajnë pasojat dhe në fund do të jetë Rusia ajo që do të vendosë për ju dhe Italinë, dhe do të jetë Rusia ajo që do të vendosë se si të jetoni dhe si jo.
Është kaq e lehtë të hamë ushqim italian dhe të themi nuk e duam Europën. Është kaq e lehtë të jetojmë në Toscana, të kemi vila. Është kaq e thjeshtë të shijojmë Europën dhe të kemi makinat më të mira italiane.
Këto janë para të vjedhura, nga korrupsioni që po paguajnë për luftën në Ukrainë, duke zgjedhur Putinin. Është kaq e thjeshtë të bësh një zgjidhje të tillë dhe më pas të shijosh detin.
Nëse nuk të pëlqen ky civilizim atëherë shko jeto atje dhe bli makinat ruse më të mira në botë, thjesht shko blij ato.
/abcnews.al