Zelensky fton Trump dhe Putin: Tryezë trepalëshe negociatash. Putin refuzon

schedule15:27 - 28 Maj, 2025

schedule 15:27 - 28 Maj, 2025

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky vijoi këtë të enjte thirrjet e tij për një takim ballë përballë me Presidentin Rus Vladimir Putin duke insistuar se bisedimet e drejtëpërdrejta janë mënyra e vetme për ti dhënë fund luftës.

Kreu I Shtetit Ukrainas deklaroi se nëse Putin do të kishte problem një takim ballë përballë, për Zelenskyn nuk do të ishte problem që pjesë e këtij takimi të ishte edhe presidenti Amerikan Donald Trump.

Menjëherë pas kërkesës së Presidentit Ukrainas për një takim tri palësh Kremlini hodhi poshtë idenë.

Një zëdhënës I Presidentit Rus Vladimi Putin deklaroi se përcaktimi I një takimi të tillë duhet të jetë rezultat I një marrëveshje konkrete mes delegacioneve ruse dhe Ukrainase.

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky I cili vizitoi këtë të mërkurë Berlinin ku u takua me Kancelarin Gjerman Fridrich Merz dha disa paralajmërime të forta për të dëshmuar që Rusia nuk do paqe.

Zelensky u shpreh se Moska ka mobilizuar mbi 50 mije trupa ushtarak prane rajonit Symu ne Veri lindje te Ukraines me synim zgjerimin e pushtimit te tyre.

Presidenti Ukrainas tha se ne ditet ne vijim Moska synon gjithashtu qe te godase Ukrainen me me shume se mbi 1 mije drone nderkohe qe beri thirrje per Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Amerikan Donald Trump qe te shtoje presionin ekonomik me Sanksione ndaj Moskes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!