Zelensky flet para parlamentit australian: Rusia një kërcënim global, merrni masa

schedule09:32 - 31 Mars, 2022

schedule 09:32 - 31 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, mbajti një fjalim virtualisht drejtuar parlamentit australian. Apeli i tij bazohej në kërcënimin ndaj sigurisë globale nëse Rusia nuk ndalet në ambiciet e saj kundër Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, që një vend të fillojë luftën kundër një vendi fqinj, duke shpallur hapur skllavërimin apo shkatërrimin e tyre, që ky komb të mos ketë asnjë mundësi të jetojë i lirë.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu edhe për kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore, duke i thënë parlamentit australian:

Askush nuk mund të thotë se janë të sigurt nga kontaminimi radioaktiv nëse përdoren armët bërthamore. Një vend që kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore duhet të sanksionohet për t’i treguar se kërcënime të tilla kanë pasoja të rënda”.

Ai gjithashtu foli edhe për spektrin e kombeve agresive që inkurajohen nga çdo sukses rus.

E dini cila është gjëja më e tmerrshme, se nëse nuk e ndalojmë Rusinë tani, disa nga vendet e botës që prisnin me padurim një luftë të ngjashme kundër fqinjëve të tyre do të veprojnë njësoj si Rusia.

Fati i sigurisë globale është vendosur tani,” tha ai.

Gjithashtu presidenti ukrainas, i kërkoi Australisë automjete të blinduara për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!