Zelensky flet në OKB: Nuk dorëzohemi përpara Putinit, flamuri ukrainas do të ngrihet në çdo territor të pushtuar

schedule07:42 - 22 Shtator, 2022

schedule 07:42 - 22 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij nuk do të dorëzohet, pavarësisht se Vladimir Putin njoftoi dje përshkallëzimin e luftës, duke nisur rekrutimin e pjesshëm. Ai tha se kundërofensiva e forcave ë Ukrainës do të vazhdojë, ndërsa u zotua se flamuri i tyre do të ngrihet në çdo territor të vendit.

“Ne mund ta kthejmë flamurin ukrainas në të gjithë territorin tonë. Mund ta bëjmë këtë me forcën e armëve, por na duhet kohë”, tha Zelensky në një video të regjistruar që u transmetua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën.

“Rusia dëshiron të kalojë dimrin në territorin e okupuar të Ukrainës…Dëshiron të përgatisë fortifikime në tokën e pushtuar dhe të kryejë mobilizim ushtarak në shtëpi. Ne nuk mund të pajtohemi për një luftë të vonuar sepse do të jetë edhe më e nxehtë se lufta tani”, shtoi ai.

Zelensky parashtroi ato që ai tha se ishin pesë kushte të panegociueshme për paqen. Këto përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.

Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë”, tha Zelenskiy para trupit të OKB-së.

“Duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndëshkuar Rusinë për krimin e agresionit kundër shtetit tonë… Rusia duhet të paguajë për këtë luftë me asetet e saj”, tha presidenti ukrainas, duke i kërkuar OKB-së që të “heqë të drejtën e vetos” nga Rusia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Zelenskiy u kujtoi liderëve botërorë varrezat masive që po zhvarroseshin në qytetin e çliruar së fundmi të Izium. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!