Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka falënderuar presidentin e SHBA-së Joe Biden, për ndalimin e importeve ruse të energjisë.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky shkruan se SHBA i vjen në ndihmë Ukrainës pas vendimit të fundit për të ndaluar importin e naftës, gazit natyror dhe qymyrit për Rusinë.
Shihni postimin e Zelensky në Twitter:
Faleminderit për udhëheqjen personale të SHBA dhe @POTUS në goditjen në zemër të makinës së luftës së Putinit dhe ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan. Inkurajoni vendet dhe liderët e tjerë të ndjekin. /Abcnews.al/