Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të kishte qenë “fizikisht e pamundur” që diga Kakhovka të ishte hedhur nga ukrainasit. Ai tha se Rusia e ka kontrolluar digën dhe rajonin përreth për më shumë se një vit dhe shton se diga u hodh në erë nga pushtuesit rusë.
Zelensky, i cili më herët paralajmëroi se rreth 80 qytete dhe fshatra janë në rrezik nga përmbytjet në rajon, tha se bota duhet të reagojë ndaj agresionit të Rusisë.
BBC nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë se kush e ka dëmtuar digën. Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë shkallën e dëmtimit të hidrocentralit Nova Kakhovka dhe zonën përreth tij.
/abcnews.al