Zelensky: E ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset në Ukrainë

schedule15:11 - 23 Shkurt, 2022

schedule 15:11 - 23 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për shtyp. Ndërkohë që pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti tha se “e ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani, këtu në Ukrainë”.

Duke folur së bashku me liderët polakë dhe lituanezë, Zelensky tha: “Ne jemi unanim në vlerësimin tonë për krimet e Federatës Ruse. Ky është një akt tjetër agresioni kundër Ukrainës, sovranitetit të saj, integritetit tonë territorial.”

Zelensky bëri thirrje për një regjim të ashpër sanksionesh kundër Rusisë. Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA do të sanksionojë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia gjithashtu njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Prania ushtarake e Federatës Ruse në territorin e okupuar të Donbasit është fshehur pas uniformës separatiste”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!