Bashkimi Europian duket se po planifikon të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Bruksel, sipas një raporti të Financial Times.
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse një vit më parë dhe vjen menjëherë pas një samiti të nivelit të lartë dhe simbolik të BE-së dhe Ukrainës.
Presidenti Zelensky do të flasë në një seancë të posaçme të Parlamentit Europian.
/abcnews.al