Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me princin e kurorës saudit Mohammed bin Salman në udhëtimin e tij të parë në Arabinë Saudite.
Pas mbërritjes në Arabinë Saudite, ai tha se prioritetet e tij ishin të diskutonte formulën e paqes të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj vendit të tij, mbrojtjen e komunitetit mysliman në Ukrainë dhe kthimin e të burgosurve politikë nga Krimea, e cila është aneksuar nga Rusia.
/abcnews.al