Gjatë fjalimit të tij në Holandë, presidenti ukrainas tha se vendi i tij do të jetë pjesë e NATO-s pas përfundimit të luftës.
“Ne jemi realistë e dimë se nuk do të jemi në NATO gjatë luftës por besojmë do të jemi pjesë e aleancës pas luftës,” tha Zelensky.
Për anëtarësimin e mundshëm në BE, Rutte tha se është “i impresionuar” nga Zelensky i cili po lufton kundër forcave ruse dhe gjithashtu po përpiqet të përmbushë detyrat për anëtarësimin në BE.
/abcnews.al