Zelensky: Do të jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime me Moskën

schedule15:33 - 9 Prill, 2022

schedule 15:33 - 9 Prill, 2022

Ukraina “është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për negociata me Moskën dhe do të kërkojë çdo mënyrë për t’i dhënë fund luftës”.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymr Zelensky pas takimit me kancelarin austriak Karl Nehammer, shkruan la repubblica.

Gjatë ditës së sotme, kancelari austriak Karl Nehammer udhëtoi në Kiev për tu takuar me presidentin ukrainas.

“Austria na ka mbështetur në rezistencën ndaj agresionit rus. Vizita e kancelarit federal Karl Nehammer në Kiev është një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit me popullin ukrainas, tha Zelensky.

Nehammer do të vizitojë gjithashtuBucha, periferia e Kievit që ka qenë qendra e akuzave për krime lufte ruse pas tërheqjes së ushtrisë nga veriu i vendit. Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe kryeministrin e vendit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!