Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar të çlirojë të gjitha territoret e Ukrainës që janë të pushtuara nga Rusia pa asnjë lëshim apo kompromis.
“Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai në një fjalim.
Zelensky u shpreh se ata do të rimarrin rajonin lindor të Donbasit dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia, sado e vështirë të jetë rruga.
“Për ne, Ukraina është e gjithë Ukraina. Të 25 rajonet, pa asnjë lëshim apo kompromis”, shtoi ai.
Kjo vjen pasi Zelensky u tha përfaqësuesve të rreth 60 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në një samit virtual për Krimenë, se Ukraina do të dëbonte forcat ruse nga gadishulli me çdo mjet të nevojshëm. /abcnews.al

