Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Diversion i mundshëm rus në centralin e Zaporizhjas

schedule18:32 - 23 Qershor, 2023

schedule 18:32 - 23 Qershor, 2023

“Ukraina dëshiron që vendet e tjera t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të saj se Rusia mund të planifikojë sulm ndaj centralit bërthamor të pushtuar, për të shkaktuar katastrofë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më 22 qershor, anëtarët e Qeverisë së Ukrainës informuan përfaqësuesit ndërkombëtarë për një kërcënim të mundshëm ndaj centralit bërthamor në Zaporizhja, shkruan REL.

Natën vonë, më 23 qershor, Zelensky, gjatë një fjalimi të tij, tha se ai priste që kombet e tjera “të jepnin sinjalet e duhura dhe të bënin presion” mbi Moskën.

“Bota duhet ta dijë se çfarë po përgatitë okupatori. Të gjithë ata që e dinë duhet të veprojnë. Bota ka fuqi të mjaftueshme për të parandaluar çfarëdo incidenti të rrezatimit, e lëre më një katastrofë”, tha Zelensky.

Potenciali për një lirim rrezatimi të rrezikshëm për jetë, ka qenë një shqetësim që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën vitin e kaluar dhe morën centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!