Danimarka do t’i dërgojë Ukrainës një paketë ndihme ushtarake me vlerë mbi 800 milionë dollarë”.
Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së martës të publikuar në rrjetet sociale, shkruan CNN.
“Për sa i përket përmbajtjes, është pikërisht ajo për të cilën kemi rënë dakord me kryeministren Mette Frederiksen dhe ekipin e saj qeveritar,” tha Zelensky.
Zelensky e quajti paketën “një vendim të rëndësishëm” dhe “një përforcim të mirë”, duke vënë në dukje se ishte “paketa më e madhe e mbrojtjes për të gjithë periudhën e një lufte në shkallë të plotë”.
Muajin e kaluar, Danimarka dhe Holanda u zotuan t’i sigurojnë Ukrainës avionë luftarakë F-16, ndërsa Kievi vazhdon të bëjë presion ndaj aleatëve për ndihmë të vazhdueshme dhe mbështetje ushtarake për të ndihmuar në kundërofensivën ndaj Rusisë./abcnews.al