Bota është në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të pushtimit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Sa kohë do t’i duhet komunitetit global për t’iu përgjigjur veprimeve të papërgjegjshme të Rusisë dhe shantazheve bërthamore?”, pyet ai në një postim në Twitter.
Zelensky foli edhe për situatën në termocentralin gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas, shkruan BBC.
Ai tha se nuk ka asnjë pengesë objektive për të ndaluar inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitojnë centralin – diçka që IAEA, një organ autonom brenda Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar.
Presidenti tha se ai diskutoi dje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se si misioni mund të arrinte shpejt dhe sigurt në uzinë përmes territorit ukrainas. /abcnews.al