Zelensky bisedon në telefon me Abazoviçin, e fton të vizitojë Kievin

schedule16:00 - 9 Qershor, 2022

schedule 16:00 - 9 Qershor, 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit, sipas njoftimit të qeverisë malazeze në Twitter, i ka dërguar ftesë kryeministrit Abazoviç për të vizituar “sa më shpejt” kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sipas njoftimit, Abazoviç tha se shpreson që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe tha se do t’i ndihmojë Malit të Zi për procesin e anëtarësimit.

“Shpresojmë që ajo të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe si lidere në procesin e negociatave është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike”.

Me deklaratë për bisedën doli edhe Zelensky, i cili edhe e falënderoi vendin ballkanik që po i qëndron në krah Ukrainës në këtë kohë lufte.

“Pata një bisedë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq rreth progresit të vendeve tona drejt rrugës për në BE. I jam mirënjohës për mbështetjen e plotë për Ukrainën në të dyja çështjet, këtë [për integrimin në BE] dhe atë sanksioneve. Ne bëmë plane për bashkëpunimin e ardhshëm bilateral dhe rajonal”, ka shkruar Zelensky. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!