Zelensky: Beteja për Severodonetsk do të vendosë fatin e Ukrainës Lindore

schedule08:20 - 9 Qershor, 2022

schedule 08:20 - 9 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se beteja për qytetin lindor të Sievierodonetsk do të vendosë për fatin e Donbasit, duke theksuar se këto janë luftimet më të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus, sipas The Guardian.

“Severodonetsk mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas,” tha Zelensky në një fjalim, duke pretenduar se Ukraina i kishte shkaktuar “humbje të konsiderueshme armikut”.

Megjithatë, udhëheqësit rajonalë thanë më herët se forcat ukrainase ishin tërhequr për në periferi të qytetit kyç të vijës së parë mes luftimeve të ashpra atje dhe në fshatrat e vijës së parë në jug, ndërsa Rusia po përparon në Donbas.

Serhiy Haidai, guvernatori i Luhanskut, tha se pjesa më e madhe e qytetit tani ishte në duart e rusëve dhe se evakuimi i civilëve është i pamundur.

Forcat tona kontrollojnë vetëm periferinë e qytetit. Por luftimet vazhdojnë ende. Është e pamundur të thuhet se rusët po kontrollojnë plotësisht qytetin”, tha guvernatori.

Zelensky vërtetoi raportet për luftime të rënda, duke thënë se beteja për Sievierodonetsk ishte “ndoshta një nga më të vështirat gjatë kësaj lufte”.

“Në veçanti fati i Donbasit po vendoset pikërisht nga këto beteja”, shtoi ai.

/abcnews.al