Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Asetet e ngrira ruse të përdoren për mbrojtjen e Ukrainës

schedule18:15 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 18:15 - 15 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që asetet e ngrira ruse të përdoren plotësisht për mbrojtjen e Ukrainës ndaj Rusisë, në një moment kur Evropës i ushtrohet presion për të vendosur nëse do të përdoren apo jo dhjetëra miliarda euro asetet e ngrira ruse në Evropë.

“Këto fonde duhet të shërbejnë realisht dhe plotësisht për mbrojtjen kundër agresionit të Rusisë. Është e drejtë, është e arsyeshme dhe duhet të jetë e realizueshme”, theksoi presidenti ukrainas në Berlin gjatë forumit ekonomik.

Zelensky foli sot për bisedime jo të lehta, por produktive me përfaqësuesit amerikanë në Berlin mbi një mundësi të zgjidhjes së konfliktit me Rusinë.

“Këto biseda nuk janë kurrë të lehta, për të qenë i sinqertë me ju. Por biseda ishte produktive, me shumë detaje, vërtet shumë”, tha Zelensky gjatë një forumi ekonomik gjermano-ukrainas.

Një zyrtar i lartë amerikan, që foli me kusht anonimati, tha se bisedimet e zhvilluara me Ukrainën, të dielën dhe të hënën, kanë qenë ”vërtet, vërtet pozitive”.

Ai shtoi se përfaqësuesit amerikanë kanë pasur gjithsej rreth tetë orë bisedime në dy ditë me presidentin Zelensky dhe shprehu bindjen se janë “në rrugën e paqes”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!