Zelensky: Armët perëndimore po ndryshojnë ekuilibrat në fushën e betejës

schedule09:18 - 19 Korrik, 2022

schedule 09:18 - 19 Korrik, 2022

Ukraina tani është në gjendje t’u shkaktojë “humbje të konsiderueshme” rusëve, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se një fluks i armëve perëndimore po ndryshon ekuilibrat në  fushën e betejës, sipas CNN.

“Është gjithnjë e më e vështirë për ushtrinë ruse të ruajë pozicione në territorin e pushtuar”, tha ai. Hap pas hapi po avancojmë dhe identifikojmë dhe neutralizojmë bashkëpunëtorët”.

Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore HIMARS po ndihmonte në stabilizimin e vijave të frontit.

“Kemi arritur të stabilizojmë situatën. Është komplekse, intensive, por plotësisht në kontroll,”tha Zaluzhniy.

CNN ka identifikuar gati 20 sulme në rajonet Donetsk, Luhansk, Mykolaiv dhe Kherson, deri më tani këtë muaj. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, i tha televizionit ukrainas se “sot, ne kemi vërtet një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ishte një muaj më parë.

Tani, falë faktit që marrim armë të mjaftueshme nga partnerët tanë, ne kemi vendosur një barazi të caktuar në pozicione të caktuara”. Duke folur për situatën në Donbas, Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha të hënën se “armët perëndimore nuk funksionojnë në 100%, por në 200%, sepse magazinat ruse janë hedhur në erë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!