Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është i mundur në çdo moment

schedule22:38 - 4 Maj, 2025

schedule 22:38 - 4 Maj, 2025

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një armëpushim me Rusinë është i mundur në çdo moment.

Këtë deklaratë Zelensky e dha në një konferencë të përbashkët shtypi në Pragë së bashku me presidentin çek Petr Pavel.

Gjithashtu, ai tha se Ukraina shpreson të marrë 1.8 milionë predha në 2025 nën një iniciativë çeke për të ofruar ndihmë ushtarake, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Raportohet se armëpushimi 72-orësh do të zbatohet kur Putini do të presë liderët ndërkombëtarë në Sheshin e Kuq të Moskës, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping.

Por, Zelensky e ka përsëritur se kërkon një armëpushim që zgjat 30 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!