Zelensky: Anëtarësimi në NATO dhe negociatat e paqes me Rusinë do të varen nga zgjedhjet në SHBA

schedule17:57 - 22 Tetor, 2024

schedule 17:57 - 22 Tetor, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson se zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA do të japin një shtysë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe do ta detyrojnë Rusinë të hapë bisedimet e paqes.

Synimi i Moskës për të negociuar, pothuajse tre vjet pas pushtimit, “varet para së gjithash nga zgjedhjet në SHBA“, nënvizoi Zelensky në një takim që pati me me gazetarët. Ai këto deklarata i ka bërë me kusht që të mos bëhen publike para ditës së sotme, të martë.

Rusët “do të monitorojnë politikën e SHBA-së për këtë çështje. Dhe SHBA-ja do ta bëjë të njohur politikën e saj shumë shpejt, pas zgjedhjeve, për mendimin tim”, vazhdoi Zelensky.

SHBA, forca dominuese brenda NATO-s, i ka ofruar Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike që nga fillimi i luftës në 2022. Megjithatë, vazhdimi i kësaj mbështetjeje mund të vihet në pikëpyetje nëse republikani Donald Trump fiton i cili ka kritikuar ndihmën për Kievin.

Zelensky nuk pranoi të komentonte mbi çështjen e mprehtë, por siguroi se kishte takime “të mira” me Trump dhe rivalen e tij demokrate, Kamala Harris, kur ai vizitoi SHBA-në në shtator. “Kam pasur një takim të mirë me Trump. Ajo ishte aq pozitive sa mund të ishte. Dhe unë jam i kënaqur”, komentoi ai, duke thënë se biseda e tij me Harris ishte gjithashtu “shumë e mirë”.

Presidenti ukrainas shpreson se Uashingtoni do të pranojë të ftojë zyrtarisht Ukrainën në NATO, pavarësisht luftës me Rusinë. Pranimi shihet si kritik për Kievin, por SHBA deri më tani ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm. “Pas zgjedhjeve shpresojmë të ketë një reagim më pozitiv nga SHBA-të”, të cilët “nuk duan” të bëjnë ndryshime të rëndësishme gjatë periudhës parazgjedhore, vlerësoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!